Ali Zili, i cili akuzohet se vrau gjatë grabitjes Fatmira Bamin dhe Bukurie Bamin, përkatësisht nuse dhe vjehërr, në fshatin Progër të Devollit, ka dalë sot para gjykatës në Korçë. Ali Zili shfaqet i prangosur para trupës gjykuese, ndërsa në dëshminë e tij pak ditë më parë pranoi se krimin e ka kryer se ‘nuk i kishin paguar lekët e druve’.
‘I vrava sepse nuk më kishin shlyer lekët e druve të zjarrit. Vrasjen e kam kryer një ditë më parë. Pas ngjarjes jam larguar nga fshati dhe kam ikur në Korçë, atë natë nuk u ktheva në shtëpi. Sapo zbardhi dita shkova në një dyqan rrobash dhe bleva veshje të reja për të fshehur gjurmët e krimit. Më pas rrobat e gjakosura, të paketuara në një qese, ia kam falur një endacaku’, tha para hetuesve Ali Zili.