Qeveria shqiptare ka vendosur rimbursim të menjëhershëm për pacientët me COVID-19. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rimbursimi 100% i paketës bazë të trajtimit ambulator në banesë e ka koston vjetore 1.2 miliardë lekë.
Burime bënë me dije se dy terapi mjekimi shkojnë me kosto deri në 100 dollarë ose 109 mijë lekë (të vjetra) per person. Po kështu nuk ka diferencë nëse personi është i siguruar apo jo dhe nga rimbursimi përfitojnë të gjithë qytetarët nëpërmjet mjekut të familjes.