TIRANË– Dy pakët e opozitës, ajo e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës kanë bërë fajtore qeverinë, pasi sipas tyre nuk po marrin asnjë masë kundrejt rritjes së çmimeve që në ditët e sotme kanë arritur në stratosferë.
Ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ka dhënë disa nga propozimet e tij, si heqja e taksës 240 lekë për litër nga karburanti, që e quan taksa Rama, e ndërsa thotë se duhet të konsiderohet si mundësi ngrirja apo reduktimit të taksave dhe akcizave të tjera të naftës dhe për këtë thotë se do të ketë edhe mbështetjen e PD.
Nga ana tjetër, Sali Berisha është shprehur “pro” protestës që kanë mbajtur qytetarët e Tiranës një ditë më parë duke theksuar se ka mbështetjen e popullit opozitar. Për Berishën, asnjë qeveri tjetër në rajon nuk është treguar kaq indiference sa qeveria Rama.