As nuk duam ta imagjinojmë sa e vështirë duhet të jetë të jetosh në një pallat mbretëror me mbi 1,000 dhoma, me oborr dhe kopsht mbi 100,000m² (më tepër do thonim resort sesa pallat). Kushedi sa kohë ju duhet të mbarojnë punët e shtëpise osë të ujisin lulet, të mos kenë mundësi të rinovojnë mobiljet sipas dëshirës së tyre ose të lyejnë shtëpinë me ngjyrat më trend. Ndërkohë që urojmë të kemi këto halle në jetët tona, hidhini një sy kësaj liste me pallatet mbretërore më të mëdhaja dhe luksoze të Europës.
5. Pallati mbretëror në Stokholm
Pallati Mbretëror i Stokholmit është rezidenca zyrtare e Madhërisë së Tij Mbretin Carl XVI Gustaf dhe familjes së tij dhe është gjithashtu vendi ku bëhet shumica e pritjeve zyrtare të monarkisë. Pallati është një vend i përditshëm pune për Mbretin dhe Mbretëreshën, si dhe për departamentet e ndryshme që përbëjnë Oborrin Mbretëror. Ky kombinim i rezidencës mbretërore, vendit të punës dhe monumentit kulturo-historik të hapur gjatë gjithë vitit për vizitorët e bën Pallatin Mbretëror të Stokholmit unik, midis rezidencave mbretërore të Europës. Pallati është ndërtuar në stilin barok nga arkitekti Nicodemus Tessin dhe është formuar si një pallat romak. Pallati ka më shumë se 600 dhoma të ndara në shtatë kate me një apartament shtetëror me pamje nga qyteti dhe dhoma të vogla përballë oborrit të brendshëm.
4. Pallati mbretëror i Brukselit
Pallati Mbretëror i Belgjikës është një nga ndërtesat më të bukura zyrtare në kryeqytetin e tij, Bruksel. Duke qëndruar përballë ndërtesës së parlamentit në anën tjetër të parkut mbretëror, pallati mbretëror simbolizon sistemin e qeverisjes, domethënë një monarki kushtetuese. Pallati është vendi ku Madhëria e Tij Mbreti Filip merret me punët e tij.
3. Pallati i Princit të Monakos
Ndryshe nga familjet e tjera sunduese europiane, mungesa e pallateve alternative dhe mungesa e tokës kanë rezultuar në përdorimin e të njëjtës rezidencë për më shumë se shtatë shekuj. Kështu, pasuria dhe politika e tyre reflektohen drejtpërdrejt në evolucionin e pallatit. Pallati i Princit që aktualisht jeton Albert II, pasqyron historinë jo vetëm të Monakos, por të familjes që në vitin 1997 festoi 700 vjet sundim nga i njëjti pallat.
2. Pallati mbretëror “Palacio Real”
Palacio Real de Madrid (fjalë për fjalë: Pallati Mbretëror i Madridit) është rezidenca zyrtare e familjes mbretërore spanjolle në qytetin e Madridit, por përdoret vetëm për ceremoni shtetërore. Mbreti Juan Carlos dhe familja mbretërore nuk banojnë në pallat, duke zgjedhur një vend më modest në periferi të Madridit. Pallati ndodhet në Calle de Bailén (Rruga Bailén), në pjesën perëndimore të qendrës së Madridit, në lindje të lumit Manzanares dhe është i arritshëm nga stacioni i metrosë. Disa dhoma në pallat janë rregullisht të hapura për publikun, përveç gjatë funksioneve shtetërore.
1. Buckingham Palace
Një rezidencë mbretërore në Londër dhe selia administrative e monarkut të Mbretërisë së Bashkuara. Pallati është gjithashtu vendi për ceremoni të mëdha mbretërore ose vizita shtetërore, të cilat të gjitha organizohen nga Shtëpia Mbretërore. Ka 775 dhoma ku përfshihen 19 dhoma shtetërore, 52 dhoma gjumi mbretërore dhe të ftuar, 188 dhoma gjumi të stafit, 92 zyra dhe 78 banja. Në matje, ndërtesa është 108 metra e gjatë në pjesën e përparme, 120 metra e thellë (duke përfshirë katërkëndëshin qendror) dhe 24 metra e lartë.