Siç raporton revista gjermane “Sport Bild”, Bajerni aktualisht është duke negociuar një vazhdim të kontratës me sponsorin e tyre kryesor “Telekom”.
Kompania gjermane e telekomunikacionit është sponsor i bavarezëve që nga viti 2002. Sipas zërave, gjigantët gjermanë fitojnë 45 milionë në vit nga “Telekomi”.
Me një kontratë e re me ta do të ishte një siguri financiare. Sipas gazetës, bisedimet mes Bajernit dhe “Telekomit” janë duke u finalizuar dhe marrëveshja e re e sponsorizimit duhet t’i sjellë Bajernit 50 milionë euro në sezon, që korrespondon me një rritje prej më shumë se dhjetë për qind.
Kontrata e vjetër fillimisht zgjat deri në vitin 2023, por pritet të rinovohet këtë verë me një kohëzgjatje prej katër vjetësh.
Kështu, kampionët gjermanë do të merrnin gjithsej 200 milionë euro deri në vitin 2026 në total.
Ajo që është edhe më e rëndësishme, shuma vjetore mund të rritet në bazë të paraqitjeve të skuadrës.