Kryeministri Edi Rama tha se kriza më e madhe është ajo energjetike që po cilësohet si pandemia e re. Ai tha se qeveria ka vendosur që nga rritja e çmimit të energjisë të mos preket familjet dhe biznesi i vogël dhe për këtë deri në fund të vitit i duhen 640 mln dollarë.
” Po të mos ishte lufta ky takim nuk është as detyra dhe as përgjegjësia e qeverisë në një sistem demokratik ku me kushtetutë është sanksionuar liria e tregut dhe të ndërhyjë në çështjen e çmimeve. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë dhe me faturën e çmimit të naftës dhe me ndikimin në të gjitha çmimet, ky është fakt. Rritja e çmimeve filloi të jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në të gjithë botën si rezultat i një ringritje të fuqishme ekonomike pas pandemisë dhe për rrjedhojë si rezultat i një kërkese shumë të rritur se oferta. Disa muaj më parë u shfaqën edhe simptomat e para të krizës energjetike, normal ata që janë m të zëshëm në këtë shoqëri protestojnë për naftën, por më e rënda është kriza e energjisë, e cila po konsiderohet si pandemia e re. Nëse vjet ishte 52 euro për megavat/orë, në 520 euro për megavat/orë në treg nga ku jemi të detyruar do të importojmë, ne do ta na duhen 640 mln dollarë ekstra deri në fund të vitit, që është një eurobond për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël. Këtë po bën kjo qeveri. Është për të qarë kur kjo merret si diçka që është e mirëqenë. Ne do preknim pensionistët, fermerët, ata me ndihmë ekonomike, qindra e mijëra njerëz dhe motorin e vetëpunëisimit, biznesin e vogël. Këta ne nuk i prekim për asnjë çmim. nëse çmimi i energjisë do kthehet aty ku ishte para luftës na duhen 290 milionë ekstra”, tha Rama.