Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për mercenarët sirianë që po i bashkohet ushtrisë ruse ndaj tyre.
Ai ka thënë, se jo vetëm raketat e bombat, por tanimë i duhet të përballen edhe me mercenarë sirianë.
“Raketat, bombat, artileria dhe tani mercenarë sirianë. Ata do të vdesin në tokë të huaj, kjo është e gjithë ajo që do të ndodhë”, u shpreh Presidenti.
Kujtojmë se kremlini njoftoi se mercenarë nga Lindja e Mesme i janë bashkuar luftës së tyre në Ukrainë. Një hap të ngjashëm ka ndërmarrë edhe Ukraina, që ka krijuar një njësi speciale të quajtur legjioni i të huajve, me ushtarë mercenarë të ardhur nga e gjithë bota.