Kriza dhe rritja e çmimeve pas fillimit të luftës në Ukrainë kanë ngritur qytetarët në këmbë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për të tretën ditë, që në orët e para të mëngjesit, qytetarët nisën protestat anembanë vendit.
Protestuesit kanë bërë thirrje që të mbildhen sërish sot në orën 11:00 për të vijuar protesta kundër rritjes së çmimeve dhe për ti bërë thirrje qeverisë të marrë masa. Pritet që protestat, në ditë n e katërt të tyre, të mbahen në të gjithë Shqipërinë.
Teksa ditën e sotme është lajmëruar vijimi i protestave në lidhje me rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera kryeministri, Edi Rama ka njoftua ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit. Me anë të një statusi në Facebook, Rama njoftoi se duke nisur nga sot krijohet Bordi i cili do të shërbejë si filtër i kompanive për të evituar abuzimet.
Fillimisht, dje në Lushnje, fermerët bllokuan rrugën e njohur si ‘Shesh pushimi i Shoferëve’ mirëpo nuk zgjati shumë pasi ndërhyri Policia. Më pas, protestat nisën edhe në Korçë. Studentët e universitetit ‘Fan Noli’ marshuan në shenjë revolte kundër rritjes së karburantit dhe produkteve të shportës ushqimore. Ata lanë mësimin për t’iu bashkuar thirrjeve të qytetatëve për protestë, ndërsa tubimit të nisur prej tyre iu bashkuan dhe qytetarë të tjerë, e deputetët Edmond Spaho dhe Sotira Koti. Në Fier, po ashtu u zhvilluan protesta. Në orët e para të mëngjesit 70 drejtues të furgonëve që transportojnë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Fier protestuan para bashkisë. Edhe në Bulqizë qytetarët dolën sot në rrugë me mjetet e tyre duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Në Tiranë nisi gjithçka në mesditë me marshimin nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata u nisën nga Instituti me këmbë drejt sheshit “Skënderbej” dhe bashkë me pjesën tjetër të qytetarëve nisën revoltën në orën 17:00.Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 195 lekë të reja. Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e revoltuar nuk i konsideron popull. Në një postim në Tëitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet sot, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës. Sipas tij, këto protesta janë një përpjekje e ulët për të manipuluar njerëzit, por ndjekësit nuk e kursyen duke e quajtur edhe psikopat.