UKRAINË– Një raund i rinovuar i bisedimeve midis Moskës dhe Kievit do të zhvillohet ditwn e sotme përmes video-konferencës, raporton Skynews. Lajmi u konfirmua nga Dmitry Peskov i Rusisë dhe Mykhailo Podolyak i Ukrainës. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se këto do të fillojnë në orën 10:30 me kohën lokale (08:30 GMT).
Megjithatë, Podolyak tha se duket se Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj. Ai tha: Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj. Është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj.”
Raundet e mëparshme të bisedimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi dhe kanë përfunduar me shumë pak përparim drejt përfundimit të luftës.