UKRAINË-Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një eksploziv rus goditi një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, raporton Skynews. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave konfirmoi më herët se një predhë artilerie ruse kishte goditur një ndërtesë banimi nëntë katëshe dhe kishte dëmtuar disa apartamente.
Mediat lokale raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore është goditur nga një raketë ruse. Nuk dihet nëse ka viktima.
Gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në Stavische, në rajonin Zhytomyr.