• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Rama: Janë një turmë që ndjekin Foltoren e fallxhoren

14/03/2022
in Politikë
0
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Rama: Janë një turmë që ndjekin Foltoren e fallxhoren

TIRANË– 5 protestat e bëra nga qytetarët përballë selisë së qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk i ka quajtur popullore, por ka akuzuar se pas grumbullimeve, qëndron Sali Berisha dhe LSI- me Monika Kryemadhi. Ai ka vijuar duke i cilësuar protestat si turp, pasi thotë Shqipëria si një vend i NATO-s e që ka përkrahur në çdo moment Ukrainën, nuk duhet të dilte në shesh.

“Nuk ka asnjë popull në protesta në sheshe sot, po ka një turmë njerëzish të verbër që mendojnë po kaq mbrapsht sa fjalët e këtij komenti, e prandaj edhe ndjekin pas foltoren e fallxhoren, që hedhin gurin e fshehin dorën sepse e dinë që nuk dalin dot në krye të turmës laramane, pasi nuk i sheh dot me sy shumica dërrmuese e popullit! Sa për shkuljen, maksimumi që mund të shkuli ajo turmë janë pemët, dritat dhe pllakat e bulevardit, se kane dhënë prova që këto i shkulin, po duhet të jesh vërtetë pa asnjë moral e arsye njerëzore, që të jesh një turme e tillë, e cila për turpin e këtij vendi, të këtij populli, të këtij kombi, bën sot protesta politike si në asnjë vend tjetër të NATO-s e të Europës, ku protestohet kundër luftës në Ukrainë”, shprehet kryeministri.

Ai ka komentuar edhe një prej mesazheve të qytetarëve, i cili i thotë se nuk mendon për qytetarët e vendit që si drejton.

“Se sa më shkon a nuk me shkon mua mendja për këtë popull as nuk ia vlen t’ia shpjegoj atyre që flasin me këtë gjuhe, po koha do ta tregoje vetë edhe për ata që nuk e kuptojnë se derisa hyj edhe këtu e marr e jap me ju, domethënë se më shkon aq shumë mendja sa as gjumi s’më zë kur ju flini, sepse kështu e kuptoj këtë detyrë që kam! Ndërsa për rritjen e çmimeve këto ditë si duhet të ta shpjegoj që ka nisur një lufte dhe lufta këto ka, nuk ka as lule as ulje çmimesh, kurse qeveria ka muaj që paguan për faturën tënde të energjisë pikërisht që të mos e ndjeje familja jote dhe ka miratuar tërë atë Paketë Rezistencë Sociale dje që t’u vijë në ndihmë atyre më në nevojë! Sa për tregtarët, më vjen keq po kjo ka ndodhur në tërë botën sapo plasi lufta dhe nuk di asnjë vend që ta ketë frenuar dot”, shkruan Rama.

Qytetarët kanë dalë për 5 ditë rresht në protestë kundër rritjes së çmimeve, teksa vetëm 2 ditë më parë kreu i qeverisë prezantoi planin me 7 pika, paketën e Rezistëncës Sociale kundër pasojave ekonomike që do të sjellë lufta. Kjo paketë, për kryeministrin, është tregues që qeveria nuk i braktis ato që kanë nevojë në ditë të vështira.

“Mirëmëngjesi dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”, shkruan Rama.

Tags: albanewsedi ramaprotesta kunder rritjes se cmimeve
Previous Post

Eksploziv në një ndërtesë në Kiev! 1 i vdekur, 3 të plagosur, goditet dhe kulla televizive

Next Post

Sot dita e Verës, tradita që mbajnë ndër shekuj gjallë shqiptarët!

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Sot dita e Verës, tradita që mbajnë ndër shekuj gjallë shqiptarët!

Sot dita e Verës, tradita që mbajnë ndër shekuj gjallë shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.