Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë, ndodhet në Ukrainë, bashkë me trupat ruse. Lajmin e bëjnë me dije televizionet çeçene dhe pamjet e publikuara të tij në afërsi të Kievit. Kadyrov postoi një video në Telegram, ditën e hënë, ku shihet me uniform ushtarake, duke studiuar plane rreth një tavoline, në një dhomë plot me ushtarë.
Agjencia “France-Presse” raporton se videoja është regjistruar në Hostomel, një fushë aviacioni pranë Kievit.