Kanalet në mediat sociale dhe grupet private të mesazheve po përdoren në Rusi për të rekrutuar brigada të reja të mercenarëve për të luftuar në Ukrainë përkrah ushtrisë ruse, ka mësuar BBC.
BBC-ja ka biseduar me një mercenar që po shërben aktualisht dhe me një ish-luftëtar që ka lidhje të ngushta me organizatat kryesore të mercenarëve në Rusi, të cilët kanë treguar detaje lidhur me fushatën e rekrutimit.
Mercenari që, aktualisht, është duke shërbyer tha se shumë veteranë dhe grupi Wagner ishin kontaktuar përmes një grupi privat në Telegram disa javë para nisjes së luftës.