Një këshilltar i qeverisë ukrainase ka deklaruar se pret që lufta të përfundojë jo më vonë se deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.
“Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje”, u shpreh Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, në një deklaratë të hënën vonë. Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim.
“Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa sirianë për një raund të dytë dhe, kur t’i bluajmë edhe ata, një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha ai.
Arestovich nuk është i përfshirë personalisht në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.