TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve në vend. Me anë të një statusi, Tabaku shkruan se nuk është turp që qytetarët shqiptarë të dalin dhe të protestojnë për rritjen e çmimit i cili po i kushton shumë xhepave të tyre. Deputetja shton se reagimi që kanë bërë qytetarët ndaj arrogancës së shtetit është më se korrekt.
REAGIMI I TABAKUT
Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant. Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave! Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarkia #nafta #inflacioni #instat #monopol #energjia #cmimet #produktet