Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje Europës për të shtuar furnizimin me armë ndaj Ukrainës. Apeli i tij u bë gjatë takimit virtual që bëri nga Kievi me drejtuesit e vendeve nordike dhe baltike të Forcave të Përbashkëta Ekspeditore, të mbledhur sot në Londër nga kryeministri britanik Boris Johnson.
“Armët që na jepni në një javë zgjasin 20 orë, jemi të detyruar të ripërdorim pajisjet e vjedhura nga rusët. Duke na ndihmuar, ju do të ndihmoni veten tuaj”, tha Borrell.
“Ju e dini se çfarë armësh kemi nevojë, të gjithë e dinë”, shtoi ai.