Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e nisur për prezantimin e pikave të Paketës së Rezistencës Sociale, kësaj radhe përfaqësuesve të biznesit të vogël. Në këtë takim kreu i qeverisë ka thënë se pas bordit për naftën, do të krijohet edhe një Komitet Teknik për çmimet bazë, njësoj si në kohën e pandemisë.
“Çmimet e tjera do fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik. Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të kompromentosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh. Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin.” tha Rama.