Adiministrata publike ka hapur thirrjet për të punësuar studentët ekselentë.
Gjithsej janë 108 pozicione pune në 42 institucione shtetërore, në 17 qytete të ndryshme të vendit.
Për gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës duhet të aplikojnë në punetembare.al dhe dap.gov.al.
Aplikimet të hapura deri më datë 4 Dhjetor 2020.
“Për të gjithë të interesuarit hapet thirrja për vitin 2020 për punësimin e studentëve ekselentë në administratën shtetërore. Ke përfunduar studimet me #mesatare 9.00 – 10.00? Zotëron një diplomë të çdo niveli, Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor, përfituar nga viti 2017 e në vijim? Je në kërkim të një #eksperiencepune në administratën shtetërore? Apliko tani në platformën punetembare.al dhe dap.gov.al: 108 pozicione pune 42 institucione shtetërore, 7 qytete. Kujdes. Afati i aplikimit deri në datë 4 Dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e depatamentit të administratës publike.