Në kohë lufte lulëzon tregu i zi. Kjo thënie bëhet reale pikërisht në këto kohë pandemie, kur shitja e bombolave të oksigjenit po kthehet në biznesin më fitimprurës
Në tregun e zi, por edhe online prej kohësh shiten ose jepen me qera aparaturat që furnizojnë me ajër mushkëritë e të sëmurëve me covid-19
Për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet e gjitha faqeve online ku shiten aparatura oksigjeni.
Verifikimi i organit të akuzës ka nisur pas denoncimit të dy vëllezërve që humbën babanë nga sëmundja e Covid-19, të cilin e kishin trajtuar me bombol të blerë online.
Çmimi i një aparati me oksigjen varion nga 500 deri në 800 euro, ndërsa me qira vlera shkon 100-120 euro.Prokuroria është duke hetuar edhe rastin e së dielës, ku një të moshuari i shpërtheu bombola e oksigjenit në banesë.
Po keshtu rritja e kërkesës për blerjen e bombolave të oksigjenit dhe abuzimet, detyroi dhe Inspektoriatin Shtetëror Teknik në Tiranë të inspektojë pikat e shitjes.
Në banesën e 72-vjeçarit në Tiranë u gjetën dhe dy bombola të tjera oksigjeni të cilat ishin blerë nga familjarët në mënyrë private, ndaj inspektorati ka kryer kontrolle tek kompania e cila ka furnizuar të moshuarin me bombolën me oksigjen.
Qindra qytetare ne fabriken e Oksigjenit
Në fabrikën e oksigjenit në Elbasan qindra qytetarë kërkojnë bombola oksigjeni për të afërm të cilët kurohen në kushte shtëpie.
Sipas specialistëve të përdoresh bombola oksigjeni direkt nga fabrika është shumë e rrezikshme pasi nuk rekomandohet përdorimi i oksigjenit të thatë, ndaj duhet konsultuar me profesionistët.
“Bombolat e oksigjenit duhet t’i rekomandojë vetëm mjeku. Vetëm ai është specialisti” thote specialisti Nysyret Dauti
E njëjta situatë po ndodh edhe me aparatura të tjera që po përdoren nga të sëmurët me covid 19 për trajtim ambulator. Edhe aparatet e matjes së oksigjenit po shiten me çmime abuzive në farmaci apo edhe online.