Cili është vendi i parë që u vjen në mendje kur bëhet fjalë për vendin më të pasur? Prodhimi i Brendshëm Bruto është një nga indikatorët kryesorë të ekonomisë për të matur begatinë e një vendi, por ajo nuk tregon të gjithë pasqyrën.
GPD për numër popullsie nga ana tjetër, tregon se ku është përqendruar më shumë pasuria. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Monako, vendi më i vogël pas Vatikanit, qëndron krye sa i takon GDP-së për banorë.
Monako është vendi i parë që në vitin 1988 arriti 100 mijë dollarë për banorë të ardhura në vit. Për 2020, GDP për banorë ishte 159 mijë dollarë. Bermuda është vendi i tretë në botë për GDP më të lartë për banorë. Nivelin prej 100 mijë dollarë, vendi me 63 mijë banorë, e arriti në 1999. Luksemburgu që gjerësisht njihet si një vend shumë i pasur e ka arritur këtë nivel vetëm në vitin 2004. Në listën e vendeve më të pasura bëjnë pjesë Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA.
Norvegjia është pjesë e 10 vendeve të para që prej vitit 1984, por u parakalua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 1997. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria në vitin 2020 kishte 5 246 $ për banorë, duke lënë pas në rajon vetëm Kosovën (4,346 $). Vendet me të ardhura më të larta për banorë në rajon janë Serbia (7,720$) dhe Mali i Zi (7,677$).
10 vendet më të pasura:
- Monako – 159 221 $
- Luksemburg – 104 529 $
- Bermuda – 100 411 $
- Zvicër – 85 681 $
- Norvegji – 75 017 $
- SHBA – 58 559 $
- Australi – 58 043 $
- Danimarkë – 56 202 $
- Suedi – 51 539 $
- Holandë – 46 327 $