Juventusi ka zhgënjyer në Champions League, duke u mundur nga spanjollët e Villareal me rezultatin 3-0. Juventusi e nisi mirë sfidën duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarëve. Rastin e parë e kishte Alvaro Morata në minutën e 11-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga Geromino Rulli.
Pas tij ishte radha e Dusa Valhovic në minutën e 20-të, por edhe goditja e tij u prit nga portieri. I njëjti lojtarë rrezikoi edhe në minutën e 22-të, por shtylla ia mohoi golin. Villarreali u bë i gjallë në minutën e 23-të, por goditja nga Lo Celso përfundoi jashtë. Pjesa e dytë nisi më qetë me të dyja skuadrat që nuk rrezikuan edhe aq shumë. Në rastin e parë që Villarreal doli në sulm fitoi penallti pasi Francis Coquelin u rrëzua në zonë në minutën e 77-të.
Nga pika e bardhë Gerard Moreno ishte i saktë për 1-0. Juventusi pas golit futi në lojë Paulo Dybalan për të rrezikuar më shumë në sulm, por nuk ia arriti. Në minutën e 85-të spanjollët shtuan epërsinë në 2-0, pasi në së miri në zonë u gjend Pau Torres që nga afër shënoi. Në fund Villarreasl shënoi edhe njëherë me Arnaut Danjuma për 3-0 nga pika e bardhë.