20 punonjës të Call Center-ave në Tiranë dhe Durrës janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Arrestimi i tyre nga SPAK është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformës Forex mashtruan gjermanët duke u vjedhur miliona euro.
Aktualisht operacioni po zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës dhe priten edhe arrestime të tjera.
Një ditë më parë edhe policia e Tiranës nisi hetimin penal ndaj 9 administratorëve të Call Center në Tiranë nën akuzën e mashtrimit të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.