“Për tetë vite ukrainasve u është dashur të bëjnë një zgjedhje të qytetëruar dhe në lidhje me politikën e tyre të jashtme, të lëvizin drejt Bashkimit Europian. Sot, me armët në dorë, ne vazhdojmë në rrugën e kësaj zgjedhjeje. Ne po paguajmë një çmim shumë të lartë, çmim të cilin po e paguajmë çdo ditë”.
Kështu deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksij Reznikov, gjatë një seance dëgjimore të Nënkomitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Parlamentit Europian, shkruan la repubblica
“Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Vetëm një zgjedhje civilizimi dhe demokracie dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Tirania është absolutisht e papranueshme për ne”, shtoi ai.