Lajmi që reperi i njohur italian Fedez vuan nga një sëmundje e rëndë ka qarkulluar këtë pasdite pothuaj të gjitha mediat vendëse.
Me disa video të shkurtra në llogarinë e tij në Instagram, Fedez i ka habitur të gjithë ndjekësit kur tha se vuan nga një sëmundje e rëndë, ndonëse nuk e shpjegon qartësisht nga se vuan. Ai pranon se ka një problem shëndetësor, të cilin do t’i duhet ta ndjekë për një kohë të gjatë.
Reperi, me sytë e përlotur dhe zërin e dridhur, tha se vendosi që ta ndajë me të gjithë lajmin që të ndihet edhe vetë më mirë.
“Po e bëj këtë video me shpresën se do më bëjë mirë edhe mua. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova, lexova historitë e shumë të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”,– thotë Fedez mes të tjerave.
Pas lajmit të tmerrshëm, ka reguar në llogaritë sociale edhe bashkëshortja e tij, Chiara Ferragni:
“Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për një mbështetje të madhe këto ditë” – shkruan blogerja dhe influencuesja e famshme e rrjeteve sociale: “Ne të duam shumë, dashuria ime, dhe shumë shpejt ti do të jesh mirë, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë”.