Një video e rreme e presidentit Volodymyr Zelensky, që shfaqet duke u bërë thirrje trupave ukrainase të dorëzojnë armët, ka bërë xhiron e mediave sociale. Edhe pse buzët e tij lëvizin në sinkron me audion, koka e Zelensky-t duket jashtë vendit dhe zëri nuk tingëllon si i tij.
Një fotografi nga video e rreme u shfaq në faqen e internetit të kanalit televiziv ukrainas “Ukrayina 24” më herët gjatë ditës dhe teksti i mesazhit u transmetua shkurtimisht në televizion. “Ukrayina 24” tha në një deklaratë se uebfaqja e saj ishte hakuar. Faqja e internetit më parë ishte e paarritshme, por që atëherë është restauruar.
Nga ana e tij Zelensky e hodhi poshtë adresën e videos, duke thënë se ai “mund të sugjerojë vetëm që ushtarakët rusë të ulin armët dhe të shkojnë në shtëpi”.
Videoja ka të ngjarë të jetë realizuar duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të modifikuar pamjet video, zakonisht duke zëvendësuar fytyrën e një personi me një tjetër, me rezultate realiste, raporton BBC. Nëse kjo konfirmohet, klipi i Zelensky-t do të ishte falsifikimi i parë i kësaj lufte.