Kryeministri i Republikës Çeke ka thënë se vendi nuk mund të pranojë më refugjatë nga Ukraina, pasi po përballet me një fluks të madh njerëzish që ikin nga lufta. Rreth 270,000 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Republikën Çeke që nga pushtimi rus muajin e kaluar. Petr Fiala tha se qeverisë tashmë po i mbarojnë burimet.
“Ne duhet të pranojmë se jemi në skajin kur mund t’i pranojmë këta refugjatë pa probleme,” citoi Associated Press të thoshte kryeministri.
Qeveria çeke ka në plan të lëshojë leje qëndrimi afatgjatë për refugjatët tashmë në vend.