Emiljano Shullazi, një prej emrave më të njohur të krimi në vend, është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në spital. Lëvizja e Shullazit nga burgu 313 drejt QSUT do të kryhet për shkak të disa kontrolleve mjekësore të planifikuara nga mjekët. Shullazi aktualisht mbahet nën regjimin ’41 bis’, për të cilën ai ankimoi në Gjykatën Kushtetuese për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit ’41-bis’.
Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.