Nga muaji Prill do të përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Nga muaji Prill ½ taksa për pagat deri në 50 mijë lekë”, ka shkruar Rama në postimin e tij mëngjesin e sotëm.
Qeveria Rama kishte premtuar që ky ndryshim fiskal të hynte në fuqi prej korrikut të këtij viti, por duke e përfshirë në paketën e rezistencës sociale, është afruar zbatimi i saj në muajin prill.