Një 32 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë të rrethit Anti-Mafia të Barit.
Shqiptari me iniciale G.I, banues për vite me radhë në Trani, akuzohet se ka kërcënuar dhe zhvatur dy biznesmenë në zonë, njëri prej tyre kishte një kompani funerale. Ai u zhvat gjatë muajve të parë të vitit të shkuar.
Hetimet kanë zbuluar se ai bashkëpunonte me një 39-vjeçar, i cili është në hetim.
Policia vendase raporton se mes 39-vjeçarit dhe shqiptarit kishte pasur dhe një konflikt, pasi nuk kishin rëndë dakord për zhvatjen e një personi.
Gjithashtu, shqiptari ishte i përfshirë edhe në tregtimin e substancave narkotike, për shkak të së cilës tashmë më 15 maj të vitit të kaluar ai u arrestua nga karabinierët e Andria duke mbajtur 25 gram kokainë.