Pesë varre të hershme janë zbuluar në rajonin Saqqara, në perëndim të Kajros në Egjipt. Në to janë varrosur më shumë se 4.600 vite më parë figura të rëndësishme të shoqërisë, thanë zyrtarët egjiptianë. Saqqara është pjesë e varrezave të Memfisit.
Një prej varreve i përket gruas së një burri të quajtur ‘Yart’ dhe një tjetër është i një gruaje të quajtur “Betty”. Gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë zbulime arkeologjike në Saqqara, duke përfshirë qindra varre me ngjyra që përmbajnë mumie të ruajtura mirë të figurave të larta nga dinastia e 26-të.