Numri i pulave të ngordhura në Durrës ka shkuar në 100 mijë pas rastit të parë me gripin e shpendëve.
Deri më tani thuhet se asnjë institucion nuk është paraqitur për të vijuar me procedurat për pulat e ngordhura.
Ato vijojnë të qëndrojnë të grumbulluara në ambientet e bizneseve përkatëse.
Autoritetet sugjerojnë që mishi i pulës të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara.
Kujtojmë se dje Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se në Durrës u konfirmua rasti i gripit të shpendëve.