Vladimir Putin është akuzuar së fundmi për rrëmbimin e afro 2500 fëmijëve ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk dhe për ‘deportimin’ e tyre në Rusi në skena që të kujtojnë transportin ‘nazist’.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës akuzoi Rusinë për rrëmbim të fëmijëve duke përdorur zhvendosje të detyruar dhe paralajmëroi se dëbimet e supozuara janë një shkelje e rëndë në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar, raporton “Daily Mail”. Kjo vjen disa orë pasi Moska u akuzua nga agjencia e inteligjencës e Kievit se i deportoi ukrainasit në qendrat e ‘filtrimit’ përpara se t’i çonte me forcë në qytetet e largëta të Siberisë pasi u konfiskuan telefonat dhe dokumentet e tyre.
“Disa mijëra njerëz janë marrë deri më tani”, pretendoi këshilli i qytetit të Mariupolit. Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përgjigjet ndaj largimit të paligjshëm të fëmijëve sepse privimi i fëmijëve ‘nga kujdesi prindëror e vë jetën e tyre në rrezik të mëtejshëm në Rusi’ dhe paralajmëroi se këto krime do të vihen para drejtësisë.