212 nga mbi 2400 afganë të strehuar në Shëngjin të Lezhës, që i ikën luftës nga vendi i tyre për të gjetur shpëtim në Shqipëri, tashmë janë nisur drejt destinacionit final Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një ceremonie të posaçme ata u përshëndetën nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim!
Në fjalën e saj ministrja Xhaçka tha se ndihet e lumturt dhe e trishtuar në të njëjtën kohë, e para sepse afganët po realizojnë ëndrrën e tyre dhe e dyta pasi ky është është fundi i një operacioni për shumë, “për të cilin padyshim ne dhamë gjithçka, dhamë zemrën dhe mendjen tonë, ne ju pamë dhe pritëm si të ftuar, por ju u bëtë edhe miqtë tanë”
Ndërsa ambasadorja Kim tha se populli shqiptar e merr shumë seriozisht mundësinë, përgjegjësinë për t’i hapur derën një të huaji në nevojë dhe për t’ju bërë të ndiheni se jeni vërtet një mysafir. Ajo tregoi edhe një herë historisë se si vendi ynë shpëtoi hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.Kujtojmë se Shqipëria ishte ndër vendet e para dhe të vetme që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët u larguan verën e kaluar nga vendi i tyre, pasi u kërcënohej jeta nga talebanët që morën pushtetin. Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit. Mes tyre, 11 foshnja.