RUSI- Moska njoftoi se do të dëbojë diplomatët amerikanë nga Rusia, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse të mërkurën. CNN shktuan se një diplomati të lartë nga misioni diplomatik amerikan në Moskë iu dorëzua një notë të mërkurën me një listë të punonjësve diplomatikë amerikanë të dëbuar të shpallur “persona non grata”.
Masa ishte në përgjigje të dëbimit nga Uashingtoni të 12 diplomatëve nga Misioni i Përhershëm Rus në OKB në Nju Jork, si dhe një punonjësi rus të Sekretariatit të OKB-së.
“Pala amerikane iu tha me vendosmëri se çdo veprim armiqësor i Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë do të merrte një përgjigje vendimtare dhe adekuate”, thuhet në deklaratë.
Deklarata nuk specifikon se cilët diplomatë apo sa synon të dëbojë.