Një samit i jashtëzakonshëm i NATO-s do të zhvillohet këtë të enjten në Bruksel. Në këtë samit do të diskutohet lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe raportet e vendeve të NATO-s me Rusinë.
Të pranishëm në samit do të jenë krerët e shteteve që janë pjesë në NATO dhe presidenti Ukrainas Zelenski.
Në këtë samit do të jetë edhe kryeministri Rama. Presidenti amerikan Biden përveçse në këtë samit, merr pjesë edhe në samitin e BE-së dhe G7-ës që zhvillohen po ashtu të enjten. Në një deklaratë për mediat të enjten, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se NATO do të mbrojë çdo aleat, ndërsa i bëri thirrje Kinës t’i bashkohet botës dhe të dënojë sulmin rus. Në Ukrainë do të vendosen katër grupe të reja luftarake të NATO-s. Grupe të tilla do të vendosen edhe në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.