UKRAINË- Ndërkohë që Rusia vazhdon sulmin ndaj Ukrainës shume kompani kanë mbështetur Ukrainën duke ndaluar shitjen e produkteve në Rusi. Sipas CNN, Nestle ka vendosur të ndalojë shitjen e produkteve në Rusi.
Çokollatat KitKat dhe Nesquik do të jenë ndër produktet që nuk do të shiten më në Rusi sipas njoftimit nga Nestle. Prodhuesi i ëmbëlsirave do të ndalojë të gjitha shitjet në Rusi dhe thotë se nuk do të paguajë më taksa në vend. Nestle gjithashtu premtoi se do të vazhdojë të paguajë stafin e saj në Rusi.