24 marsi shënon një muaj që pas mësymjes ruse në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të mbushin sheshet këtë të enjte dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën. Me anë të në një video-mesazhi ai theksoi se lufta e Ukrainës është liria e të gjithë njerëzve dhe se bota duhej të ndalonte Rusinë.
“Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.