RUSI– Në listën e personave të sanksionuar është edhe 26-vjeçarja Polina Kovaleva, vajza e Serghei Lavrov. Ajo është pronare e një apartamenti luksoz në Londër dhe e cilësuar nga qeveria britanike si vajza e ministrit të Jashtëm rus. Ministrja e Jashtme Liz Truss e nënvizon këtë përmes Tëitter, duke specifikuar se lista tani përfshin “më shumë se 1000 individë dhe kompani” që besohet se janë të lidhur në një mënyrë ose në një tjetër me sistemin e pushtetit të Presidentit Vladimir Putin.