Kryemadhi: E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar deputetë të vendit më të zhvilluar dhe të lumtur. Të gjitha ia dimë për nder Zeusit. Sot produktet e shportës janë rritur me 30%. Kemi 100 e ca këshilltarë që paguhen për të bërë eskortën e kryetarit të Bashkisë. Të paktën edhe për moral politik është e ndershme të mos tallemi me qytetarët, të jemi të ndershëm. Jam e bindur se qytetarët na kuptojmë shumë më mirë kur themi të vërtetën dhe kërkojmë falje