Tashmë jemi në natën e tridhjetë e luftës në Ukrainë pas maratonës së negociatave të Brukselit.
Bombardimet dhe raketat nuk ndalen, teksa ushtria ruse po kryen sulme të rënda me raketa në Irpin, në veri të Kievit. Ndërsa sipas raporteve të inteligjencës, Kremlini u ka bërë të ditur forcave të armatosura ruse se lufta duhet të përfundojë deri në 9 maj. Presidenti ukrainas Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të miratojnë sanksione energjetike kundër Moskës. Më tej Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev. Katër punëtorë të ambasadës do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, ndërsa pjesa e tjetër e stafit do të detyrohet të largohet nga vendi.
Nga ana tjetër Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj anëtarëve të Këshillit Rus dhe ka filluar një proces të kufizimit të eksporteve të disa mallrave dhe shërbimeve drejt Rusisë.