Një 50-vjeçare është arrestuar dhe ish-bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim, për shkak se akuzohen për trafikim kokaine. E arrestuara është Vera Preka, 50 vjeçe, banuese në Lezhë. Ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Dod Markvukaj., 52 vjeç, ka qenë dënuar më parë për vjedhje si dhe ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kur policia ka ndërhyrë në servisin në pronësi të Marvukajt që e kishte përshtatur si banesë për ish bashkëshorten, aty është gjetur sasia e drogës.