TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Dosja.al ju sjell pamjet ku duket se si ministrat futen në godinë. Njëri pas tjetrit, ata futen në këmbë në Kuvend. Fillimisht duket Evis Kushi, pas saj vijon Niko Peleshi e Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri.
Në këtë mbledhje që ka zgjatur një orë mësohet se janë diskutuar çështjet ekonomike, kryesisht rreth inspektimeve të bëra në terren për rritjen e çmimeve.
Gjithashtu është diskutuar edhe për vendimet që merr bordi për çmimin e karburanteve. Diskutime ka pasur edhe për ngjarjet politkke pasi socialistët po përgatiten për Kongresin që do të mbajnë më 9 prill.