POSTIMI:
Skandali.Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes!(DOKUMENTI). Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria. Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin. Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre. Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve.