Polonia është një nga vendet që ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas që nga nisja e pushtimit rus.
Polonia është bërë jetike në përpjekjet perëndimore për të mbrojtur Ukrainën, ndërsa luftimet duket se po afrohen pranë kufirit, ndërsa Rusia e ka paralajmëruar që të qëndrojë jashtë luftës në Ukrainë.
Javën e kaluar forcat ruse shënjestruan qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, që ndodhet pranë kufirit polak, gjatë momentit kur presidenti amerikan po vizitonte Poloninë.
Kjo situatë e ka detyruar NATO-n të vendosë t’u përgjigjet incidenteve të tilla brenda kufijve të shteteve anëtare.