Një sulm me raketa është raportuar ditën e sotme në një ndërtesë në qytetin jugor të Mykolayiv.
Guvernatori i qytetit Vitaly Kim tha se shumica e qytetarëve të cilët ndodheshin brenda në ndërtesë kanë shpëtuar mrekullisht, por në zonë është raportuar për disa civilë dhe ushtarë të plagosur.
Kujtojmë se Mykolayiv, një qytet port është sulmuar për javë të tëra nga forcat ruse.