UKRAINË– Pushtimi rus i Ukrainës duhet të nxisë një rishqyrtim të pranisë së përhershme të NATO-s në Evropën Lindore, tha gjenerali amerikan që shërben si Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë.
I pyetur për mundësinë e një pranie më të përhershme të trupave amerikane në Baltik dhe gjetkë, gjenerali i Forcave Ajrore, Tod Wolters i tha Kongresit se duhet të ndryshojë.
“Dhe sigurisht kjo është një mundësi si rezultat i këtij akti të pakuptimtë në emër të Rusisë, për të rishqyrtuar arkitekturën e përhershme ushtarake që ekziston jo vetëm në Evropën Lindore, por në aktivitetin tonë të policisë ajrore në aviacion dhe në grupet tona detare të përhershme.“-tha ai.