SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Gjatë një deklarate nga Shkodra ai tha se s’do votojë kandidatët e Ramës. Më tej për gazetarët ai tha se Rama zgjohet llahtar nga gjumi nga ai.
“Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do ngrihen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Nuk jam takuar sot për herë të parë me deputetët në Shkodër. Është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët ë Shkdorë që i nderoj dhe respektoj, të gjithë deputet e PD. Është koha të bashkojë forcat përballë një regjimi që përbën një organizatë kriminale. Kur janë me kollare dhe kostume, është super-organizatë. Edi Rama është dezekuilibruar sepse e sheh që ngado që lëviz sheh që është ai që është. Skemi emër për President, s’do votojmë kandidatët e Edi Ramës, do të thotë të çosh kokën e tij. Konsensusi me Edi Ramen, sikur të puthësh me Judën. Ai edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do e mund siç e kam mundur herët e tjera.