Tiranë- Konfirmohet në detyrë drejtori i përgjithshëm i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.
Konfirmimi është bërë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Njoftim zyrtar
Njoftim për seancë vendimi për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Muhamet Rrumbullaku.
Subjekti: Z. Muhamet Rrumbullaku me funksion Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0
E enjte, datë 19.11.2020, Ora: 09:15
Rrumbullaku mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.