TIRANË- Boksieri Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins.
Për fitoren e tij nuk ka munguar edhe urimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili me anë të një statusi në Facebook ka shprehur vlerërimin e tij. Rama ka publikuar foton e Markut me flamurin shqiptar në krah duke e shoqëruar me mbishkrimin “Bravo Kampion”!

Një ndeshje me emocione ku në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle 29-vjeçarit iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin ra në tojkë. Në raundin e parë boksierët studiojnë njëri-tjetrin, Jenkins disi më agresiv.