UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e tyre të bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke penguar marrjen e furnizimeve nga deti.
“Rusia ruan ende aftësinë për të tentuar një ulje amfibe, por një operacion i tillë ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më i rrezikshëm për shkak të kohës që u është dashur të përgatiten forcat ukrainase”- tha ministria e Mbrojtjes pas përditësimit të fundit të inteligjencës ukrainase.
Sipas Sky news, sipas ministrisë së Mbrojtjes minat e raportuara në Detin e Zi përbëjnë një “rrezik serioz” për aktivitetin detar.
Megjithëse origjina e minave të tilla mbetet e paqartë dhe e diskutueshme, prania e tyre është pothuajse me siguri për shkak të aktivitetit detar rus në zonë dhe tregon se si pushtimi rus i Ukrainës po prek interesat neutrale dhe civile.